Protesta e studentëve, gazetari ka një porosi: Mbani larg masakrenjtë dhe ...

Protesta e studentëve, gazetari ka një porosi: Mbani larg masakrenjtë dhe ...

20:13, 05/12/2018
A+ Aa A-

Përmes një statusi në profilin e tij në facebook, gazetari i njohur Marin Mema ka komentuar ditën e sotme protestën e studentëve të Universitetit të Tiranës.

Ai u kërkon studentëve t’i mbajnë larg shushunjat, ngjyrat, maskarenjtë, politikanët e servilët e tyre, duke goditur me këtë deklaratë opozitën, e cila i është bashkuar protestës.

Gazetari shkruan:

Ne duhet ti mbështesim e ti përkrahim të arrijnë më të mirën, t’u krijojmë kushtet për të ndërtuar të ardhmen e jo ti largojmë prej saj!!

Studentët kanë nevojë për oksigjen, krenari, drejtësi, mundësi, sepse ata janë Shqipëria e nesërme, vlera e shpirti i saj !! Mbajini larg shushunjat, ngjyrat, maskarenjtë, politikanët e servilët e tyre, të përlyerit që do kërkojnë të futen në turmë sepse forca juaj është e pandalshme nëse ka ngjyrat e Shqipërisë e të askujt tjetër!!”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco