Kulmi i virozëve, por mungojnë vaksinat antigrip

Kulmi i virozëve, por mungojnë vaksinat antigrip

19:57, 04/12/2018

Megjithëse ka dyndje nga virozat e stinës në urgjenca, në spitale, poliklinika por edhe në farmacitë private ka mungesë të vaksinave parandaluese “antigrip”. Kjo vaksinë rekomandohet që të bëhet gjatë periudhës shtator-tetor, në mënyrë që të japë efektin e duhur për parandalimin e virozës, por deri më sot janë të paktë ata që e kanë gjetur këtë vaksinë.

Një nga grupet më të riskuara nga mungesa e vaksinës janë të moshuarit, por ata shprehen se nuk kanë arritur të vaksinohen, e për më tepër në disa raste ka mungesë informacioni se mund të përfitohet edhe falas.

Mjekja infeksioniste Alma Hoxhaj shprehet se vaksina duhet të bëhej muaj më parë, për të parandaluar sëmundjet.

“Është mirë që vaksina të bëhet në kohën shtator-tetor.Por edhe në këtë që jemi neve është shumë mirë që të bëhet, pasi neve pikun e gripit e kemi në muajin janar-shkurt dhe vaksinimi do një muaj që të arrijë efektin e tij”m shprehet Alma Hoxhaj, mjekja infeksioniste.

Edhe farmacistët në kryeqytet ankohen për mungesën e theksuar të vaksinës antigrip, duke qenë se dhe fluksi i të prekurve nga kjo virozë është në rritje. Edhe në ato pak farmaci që u kanë mbetur disa vaksina nga furnizimi i fundit, theksojnë se kanë nevojë urgjente për furnizim.

Në lidhje me këtë problematikë, zyra e shtypit në ministrinë e Shëndetësisë pohoi se vaksinat antigrip kanë mbërritur dhe shpërndarja nis ditën e nesërme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco