E martë me mjegull, vazhdon rritja e temperaturave Parku natyror Shebenik-Jabllanicë

E martë me mjegull, vazhdon rritja e temperaturave

07:19, 04/12/2018
A+ Aa A-

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga qarkullimi i masave masa ajrore të ftohta  relativisht të paqëndrueshme  me origjinë Veriperëndimore të cilat do të kushtëzojnë mot të paqëndrueshëm në vendin tonë.

Sot oti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura me prani të mjegullës në verilindje dhe juglindje. 

Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. 

Valëzimi do të  jetë i forcës 3 me  lartësi  vale 0,5 deri në 1,0 metër  në det  të hapur.

Temperaturat do të vijojnë  me rritje.

Temperaturat min dhe max:
Zonat  malore          2/13°C 
Zonat e  ulëta           4/18°C
Zonat  bregdetare    8/19°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari
 


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco