Personat me aftësi të kufizuar apel Ramës: 'Na kthe detyrimet e prapambetura'

Personat me aftësi të kufizuar apel Ramës: 'Na kthe detyrimet e prapambetura'

00:35, 04/12/2018
A+ Aa A-

Data 3 dhjetor shënon ditën ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuara. Në të gjithë botën qeveritë në këto ditë zhvillojnë aktivitete por dhe ndërmarrin vendime dhe nisma në shërbim të këtyre banorëve.

Me rastin e 3 dhjetorit ditës ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuar personat e kësaj shtrese i bëjë apel qeverisë Rama  se personat me aftësi të kufizuar po kalojnë një periudhë shumë të vështirë, jemi më të varfërit e të varfërve.

Mjerimi ka mbuluar çdo familje që ka një invalid. Pagesat e aftësisë së kufizuar për katër vjet janë rritur jo më shumë se 130 lek në vit. Pra as dy buke në muaj, megjithëse pagesat nga 2005 deri në 2013 u rritën me rreth 50.000 lekë të vjetra.

Ne prapë vazhdojmë të kërkojmë detyrimet e prapambetura. Sot thuhet se u rrit paga minimale, u rritën pensionet, por jo pagesa e aftësisë së kufizuar.

Duket sikur qeveria Rama nuk i kujton këto banmorë edhe pse jetojnë në kushte shumë të vështira.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco