Lajm i rëndësishëm për prindërit: 4 qendrat shëndetësore, që do të rrinë 24 orë hapur

Lajm i rëndësishëm për prindërit: 4 qendrat shëndetësore, që do të rrinë 24 orë hapur

10:16, 03/12/2018
A+ Aa A-

Me rastin e përhapjes masive të gripit stinor, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar hapjen e 4 qendrave shëndetësore në Tiranë, që do të jenë të hapura dhe në shërbim, 24 orë në 7 ditë të javës.

Këtë lajm të rëndësishëm e ka bërë nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Në një mesazh drejtuar kryesisht prindërve ajo shkruan se, “nuk është e nevojshme të shkoni në spital nëse në orët e mbrëmjes, keni një urgjencë me fëmijën tuaj” sepse duke filluar nga sot, janë hapur 4 qendrat shëndetësore në Tiranë me shërbim të pandërprerë”.

Qendrat shëndetësore, që do të qëndrojnë hapur 24 orë

-Qendra Shëndetësore nr 6 në Kombinat

-Qendra Shëndetësore nr. 7 Laprakë

-Qendra Shëndetësore nr. 8 Ish-Bllok

-Qendra Shëndetësore nr.10 Oxhaku

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco