Ligji i ri për makinat, akuzojnë tregtarët: Qeveria favorizon koncesionarët

Ligji i ri për makinat, akuzojnë tregtarët: Qeveria favorizon koncesionarët

23:31, 01/12/2018

Qeveria ka vendosur që nga sot të mos lejojë hyrjen e makinave të përdorura të para vitit 2009. Dhjetëra persona që ushtrojnë aktivitetin e shitblerjes së automjeteve të përdorura si dhe të tjerë që merren me riparimin e tyre në Durrës  janë penalizuar nga ky vendim.

Ata kundërshtojnë ligjin për ndalimin e importimit të automjeteve mbi 10 vjet nga data e prodhimit të tyre. Në tregun e makinave në Shën Vlash tregtarët deklarojnë falimentin pasi sipas tyre po favorizohen koncensionaret në Shqipëri.

Pas ditës së sotme në mesnatë hyn ne fuqi ligji qe në vend do të lejohen të importohen vetëm automjete të përdorura që plotësojnë standardet “Euro 5” të shkarkimeve në ajër për automjetet e reja dhe Euro 4 për automjetet e përdorura.

Dy muaj më parë, ministri i Mjedisit Blendi Klosi njoftoi se makinat e prodhuara para vitit 2010 do të ndaloheshin të hynin në Shqipëri pasi rrisnin ndotjen e ajrit dhe për të shmangur futjen e makinave për skrap në vend.

Si tregtarët edhe qytetarët janë shprehur se jo të gjithë e kanë luksin që të blejnë një automjet të vitit 2010.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco