Skandal nga Korça, morgu pa ambulancë, ja me çfarë transportohen viktimat e aksidenteve

Skandal nga Korça, morgu pa ambulancë, ja me çfarë transportohen viktimat e aksidenteve

17:18, 01/12/2018
A+ Aa A-

Nuk janë të pakta rastet ku trupi i pajetë i një personi mund të qëndrojë për orë të tëra në rrugë.

Vetëm pak ditë më parë një 27-vjeçar humbi jetën. Trupi i tij qëndroi 27 minuta në asfalt në Korçë.

Shkak për këtë situate është bërë mungesa e një ambulance për morgun e spitalit. Shqetësimin e ngre sektori i qarkullimit në Drejtorinë Vendore te Policisë se Korçës.

Olti Hyka shprehet se stafi mjekësor që vjen me ambulance, pasi konstaton vdekjen në aksidente largohet pa pranuar të marr viktimën.

I pyetur në lidhje me këtë problem drejtori i spitalit te Korçës Ardit Konomi tha se me një urdhër te Ministrisë se Shëndetësisë transportimi i viktimave në raste ngjarjesh nuk mund të bëhen me ambulancë.

Në pjesën më të madhe të rasteve kjo situatë ka sjell reagimin e familjareve, të cilët janë detyruar ti marrin trupat e te afërmeve ne rastet e aksidenteve me mjetet e shërbimeve funerale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco