Zejmeni dhe fshatrat përreth si në mesjetë, banorët me qirinj në vend të dritave

Zejmeni dhe fshatrat përreth si në mesjetë, banorët me qirinj në vend të dritave

19:20, 30/11/2018
A+ Aa A-

Ndërprerjet e energjisë elektrike janë kthyer në një problem mjaft shqetësues për banorët e Zejmenit në Lezhë dhe fshatrave përreth, Ata po e kalojnë shumicën e kohës në errësirë. Banorët thonë se kjo u ka vështirësuar jetesën, pasi kanë familjarë të sëmurë dhe nuk mund ta kalojnë natën me dritën e qiririt.

“Vinë 2 – 3 orë, priten dhe nuk vinë më. Ne pleq, burrë e grua jemi, pa drita, me qiri”.

Edhe pse janë pagues të rregullt të faturave të energjisë elektrike, por investimet në rrjet kanë munguar.

"Ne jemi të rregullt në pagesa. Nuk jemi në Siri, shkatërrim rruge, shkatërrim energjie”.

OSHEE bën me dije se ndërprerjet e energjisë elektrike vinë si shkak i rrjetit të amortizuar, por me investimin që ka nisur do ti jepet zgjidhje problematikës.

“Defektet janë për shkak të amortizimit të fidrit. Për këtë është bërë investim”, justifikohet Edmir Perndreca.

Problemet me energjinë elektrike janë më prezentë në stinën e dimrit për shkak edhe të kushteve atmfosferike, të cilat nuk janë aspak të favorshme, duke sjellë defekte të shumta në rrjetin shpërndarës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco