Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

HEC-et në Vjosë, KE: Shqipëria të heqë dorë, të nxisë energjinë e rinovueshme

HEC-et në Vjosë, KE: Shqipëria të heqë dorë, të nxisë energjinë e rinovueshme

17:51, 30/11/2018
A+ Aa A-

Komisioni Europian ka ngritur si shqetësim ndërtimin e Hidrocentraleve mbi lumin Vjosë. Ndërtimi i Hidrocentraleve në lumin Vjosë ka impakte ekologjike.

Komisioni Europian konstaton se këto projekte energjetike duhet të kenë një vlerësim të saktë ekologjik dhe Shqipëria duhet të fokusohet më tepër në projektet e prodhimit të energjisë së rinovueshme nëpërmjet erës dhe diellit.

Në raportin e fundit thuhet se në lidhje me projektet e planifikuara në Vjosë ka pasur dyshime në lidhje me impaktin mjedisor, duke kërkuar që të ketë më shumë analizë të ndikimit ekologjik. Nisur nga këto probleme, i kërkohet qeverisë që të nxisë zhvillimin e energjisë së rinovueshme nga era dhe dielli.

Aktualisht, Shqipëria varet pothuajse ekskluzivisht nga hidrocentralet për prodhimin e energjisë elektrike në 98% të nevojave që ka vendi, duke e bërë atë të pambrojtur ndaj kushteve të pafavorshme hidrologjike si në vitin 2017. Shqipëria është një importues neto i energjisë elektrike dhe siguria e furnizimit me energji elektrike është një sfidë.

Vjosa është cilësuar nga ekspertët ndërkombëtarë si lumi i fundit i “egër” në Evropë, shpallja e saj Park Kombëtar do të mbronte integritetin e këtij lumi unik në Evropë.

Pasojat negative që kanë shkaktuar HEC-et në ekosistem, kanë nxitur shoqërinë civile të propozojë disa ndryshime në ligjin për koncesionet e Hidrocentraleve, ndërsa ka pasur një sërë debatesh dhe protesta në lidhje me këtë gjë. Sipas tyre, legjislacioni aktual favorizon ndërtimin e HEC-eve në mënyrë kaotike dhe të pastudiuar si dhe në dëm të natyrës. Ndryshimet synojnë të sjellin transparencë, por edhe përafrim të legjislacionit me direktivat europiane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco