Zaranika, bashkia përsërit premtimet, por frika mban zgjuar edhe këtë dimër banorët e Elbasanit

Zaranika, bashkia përsërit premtimet, por frika mban zgjuar edhe këtë dimër banorët e Elbasanit

18:35, 29/11/2018
A+ Aa A-

Zaranika përroi që përshkon qytetin e Elbasanit është nga ata përrenj që në stinën e dimrit shkakton situata të rënda me përmbytjet e disa lagjeve. Gjendja e tij sot është skandaloze, por bashkia thotë se priten fonde për investimin në të.

Përroi është 5.2 kilometra i gjatë nga diga në veri të Elbasanit deri në grykëderdhjen Shkumbin. Zaranika dallohet edhe për një shtrat zgavrash dhe meremetimesh skandaloze. Në të dy anët përroit shtrihen disa lagje të qytetit, shumë pallate dhe banesa me themelet ngjitur.

Specialistët thonë se 70% e gjatësisë së tij ka pësuar amortizim të thellë. Kurse e mbushur me gurë dhe inerte është jashtë funksionit. Çdo vit aty shpenzohen qindra milionë lekë. Por sapo ndreqet një zgavër hapet një tjetër më e madhe. Me ardhjen e dimrit banorët përfshihen në panik. Nëse përroi del nga shtrati i gjithë qyteti përmbytet.

Pak vite më parë përroi i Zaranikës kaloi nën administrimin e bashkisë. Studimet për zgjidhjen e problemit kanë kohë që janë dorëzuar. Vetëm për digën nevojiten të paktën 5 – 6 milionë Euro.

Drejtues të bashksië së Elbasanit, në mënyrë të përsëritur bëjnë të ditur se projektet në ministri janë gati. Janë bërë vetëm tenderë të vegjël, por që nuk kanë sjellë ndonjë përmirësim të dukshëm. Përpos këtyre premtimeve, edhe këtë dimër elbasanasve, sidomos të kësaj zone, do t’u duhet të kalojnë net pa gjumë nga frika se mos përfundojnë në lumë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco