Skandal me ilaçet e rimbursuara, disa mungojnë në tre, të tjerat nuk japin efekt

Skandal me ilaçet e rimbursuara, disa mungojnë në tre, të tjerat nuk japin efekt

17:56, 29/11/2018
A+ Aa A-

Problemet me barnat e rimbursueshme vijojnë të jenë ekzistente. Janë qytetarët që ankohen dge denoncojnë se disa barna nuk japin efektin e plotë, teksa shtojnë se ka ilaçe që mungojnë në vend. Ndërsa mjeku, Pëllumb Pipero, tregon se skema e rimbursimit nuk është e duhura.

"Jam me tension, e operuar në zemër. 15 vjet që jam me diabet. Nganjëherë më bëjnë mirë, nganjëherë jo".

"Disa merren me rimbursim, disa jo. Të shumtat janë me lekë, vijnë nga jashtë. Të afërmit tanë na i sjellin".

Qytetarët thonë se shpenzimet për ilaçet janë të larta.

"200 mijë lekë ilaçe, as çereku nuk është me rimbursim. Sidomos të kockës e duam domosdo, nuk e blejmë dot".

Ndërsa, mjeku Pëllumb Pipero tregon se skema aktuale e rimbursimit të barnave nuk është e duhura.

“Nuk mund të mjekohen tre persona të ndryshëm me të njëjtën sëmundje me të njëjtin medikament. Më e lira me më të shtrenjtën nuk janë njëlloj në shumë aspekte. Nuk japin të njëjtin efekt, pavarësisht se çfarë themi ne”, shprehet Pipero për Ora News.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco