Iu hiqet tarifa shkollore dhe u jepen bura, studentëve të shkëlqyer të mësuesisë

Iu hiqet tarifa shkollore dhe u jepen bura, studentëve të shkëlqyer të mësuesisë

12:46, 29/11/2018
A+ Aa A-

Këshilli i Ministrave ka vendosur në mbledhjen e datës 24 nëntor 2018, që për vitin akademik 2018-2019, të përjashtojë nga tarifat e shkollimit, studentët e shkëlqyer të mësuesisë si dhe t’u akordojë atyre, bursa financiare.

Saktësisht, përfitues janë studentët e regjistruar në vitin e parë dhe në vitet pas të parit, në ciklin e parë të studimeve, në institucionet publike të arsimit të lartë, në programet e studimit në fushën e mësuesisë,

Studentët e regjistruar në vitin e parë, sipas përcaktimeve të kësaj pike, duhet të përmbushin kriterin e notës mesatare 9 (nëntë) deri në 10 (dhjetë), e përllogaritur si mesatare e notave të të gjitha viteve të arsimit të mesëm të lartë, përfshirë edhe rezultatet e provimeve të Maturës Shtetërore.
 

Studentët e regjistruar në vitet pas të parit, sipas përcaktimeve të kësaj pike, duhet të përmbushin kriterin e notës mesatare 9 (nëntë) deri në 10 (dhjetë), e përllogaritur si mesatare e notave të të gjitha detyrimeve të parashikuara për programin përkatës të studimit dhe të shlyera për vitet pararendëse.
 

Studentët, sipas përcaktimeve të kësaj pike, përjashtohen nga tarifat shkollore si dhe përfitojnë bursën vetëm për periudhën që ndjekin studimet në këto programe studimi dhe për kohëzgjatjen normale të programit të studimit.”Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco