Ambulancat sot pushim sot, fluks urgjencash fëmijësh te pediatria

Ambulancat sot pushim sot, fluks urgjencash fëmijësh te pediatria

17:50, 28/11/2018
A+ Aa A-

Vetëm sot, pranë urgjencës se pediatrisë së QSUT janë paraqitur 150 fëmijë. Qendrat mjekësore të lagjes janë mbyllur pasi bluzat e bardha kanë marrë pushimin e festave.

Fëmijë me temperaturë 39 detyrohen të presin me radhë për orë të tëra për të marrë një shërbim më të specializuar. Në derën e mjekut dhe brenda kësaj urgjence sheh nëna me fëmijët në krah. Prindërit shprehen të indinjuar për krijimin e radhëve të gjata. “

 “E kam djalin me temperaturë 39, jam numri 149 dhe nuk i dihet se kur do të më vijë radha ta vizitojë”, thotë një nënë e shqetësuar.

 “Qendrat Shëndetësore janë të mbyllura për këtë arsye u detyrova ta sjell pranë pediatrisë këtu. Ka gjithë natën me temperaturë. Jam numri 104, e pata me temperaturë 39 kam tre orë që pres dhe nuk i dihet se kur do të futem”, thonë qytetarët.

Nëse qendrat shëndetësore do të ishin të hapura, ata do i vizitonin fëmijët pranë zonës ku banojnë, pa pasur nevojë që të presin për orë të tëra për një vizitë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco