I kalueshëm aksi Levan - Tepelenë

I kalueshëm aksi Levan - Tepelenë

09:28, 28/11/2018
A+ Aa A-

Pas rëshqitjes së dherave në aksin Levan Tepelenë bëhet e ditur se kalimi është mundesuar pasi është bërë një ndërhyrje për të krijuar një një kalim aletrantiv,

Nën një njoftim të Autoriteti Rrugor Shqiptar thuhte se nga mëngjesi i sotëm është bërë i mundur kalimi i mjeteve në aksin Levan – Tepelenë përmes bajpasit të krijuar në zonën e rrëshqitjes së ndodhur në afërsi te Poçemit. 

Kalimi në këtë rrugë përgjatë bajpasit do të bëhet me shpejtësi të kufizuar deri në 20 km/orë dhe nën monitorimin e policisë rrugore. 
Rrëshqitja masive e gurëve mbajti prej 5 ditësh të bllokuar lëvizjen në aksin Levan-Tepelenë. Lëvizja drejt jugut  bëhej përmes rrugës së Ballshit, por gjendja e aksit të vjetër është e degraduar. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco