Albpetrol ndotësi më i madh, shkarkon mbetjet e naftës në tokë dhe në ujë

Albpetrol ndotësi më i madh, shkarkon mbetjet e naftës në tokë dhe në ujë

20:53, 27/11/2018
A+ Aa A-

Përroi i Zharrëzës përshkon mes për mes tre fshatra, Zharrës, Sheqishte dhe Frashër të bashkisë Patos. Vetëm Zharrëza ka rreth 550 shtëpi banimi.

Ai përrua është vendi ku grumbullohen mbetjet hidrokarbure nga puset e zonës naftëmbajtëse të Albpetrol.

Veç puseve të naftës, në këtë zonë janë dhe 8 depozitat e dekantimit të Albpetrolit me 5 mijë ton secila, janë ndotësit kryesor të përroit të Zharrzës.

Përfaqësues të Albetrol e kanë kundërshtuar derdhjen e mbetjeve hidrokarbure në përrua me pretendimin se ato janë ujëra nga shirat e ditëve të fundit. Madje ata janë konfliktuar edhe me banorë të zonës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco