FOTOT/ E dhimbshme, gjendet i vrarë në Lagunën e Nartës Pelikani Kaçurrel

FOTOT/ E dhimbshme, gjendet i vrarë në Lagunën e Nartës Pelikani Kaçurrel

11:05, 27/11/2018
A+ Aa A-

Gjuetia e paligjshme vijon të prodhojë efekte shkatërruese për florën dhe faunën në vendin tonë, pavarësisht moratoriumit.

Rasti më i fundit i dhimbshëm është vrasja e një Pelikani Kaçurrel, shpend i rrallë dhe autokton në vendin tonë, në Lagunën e Nartës, në Vlorë, i cili është gjetur ditën e sotme nga peshkatarët. 

Gjuetarë të papërgjegjshëm janë shndërruar në vrasës, duke mos kursyer edhe një prej shpendëve kryesorë të Lagunës i cili konsiderohet gjithashtu edhe si një nga më të rrallët në të gjithë mesdheun.

Pelikanët rriten në Lagunën e Karavastasë në Divjakë dhe atë të Nartës.


     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    githbo27/11/2018 13:27

    duhet te jesh ekstremisht rrot k,,,, per te vrare nje shpend qe as nuk te hyn ne pune. rrota k... per fat te keq ka me shumice tek ne

    Shto koment

    Denonco