Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Raporti ndërkombëtar: Shqipëria regres, performancë të dobët në shëndetësi

Raporti ndërkombëtar: Shqipëria regres, performancë të dobët në shëndetësi

21:01, 26/11/2018
A+ Aa A-

Studimi i publikuar mbi “Barrierat Globale të Sëmundjeve 2017” te revista prestigjioze “The Lancet”, ka renditur Shqipërinë me performancë të dobët në shëndetësi, ku barrierat kryesore janë: planifikimi familjar, mbipesha e fëmijëve dhe duhanpirja.

Shqipëria ka pësuar regres në shëndetësi nga viti i shkuar. Një studim i revistës prestigjioze të mjekësisë në botë “The Lancet” e rëndit Shqipërinë në vendin e 70-të, duke pësuar një rënie krahashuar me raportin e një viti më parë ku renditej në vendin e 43.

Indikatorët ku vendi ynë performon dobët janë: planifikimi familjar me metoda modern vlerësuar me 13 pikë, mbipesha e fëmijëve, vlerësuar me 22 pikë si dhe pirja e duhanit vlerësuar me 25 pikë. Studimi ka analizuar 41 nën-indikator që përfshihen ose objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm, në 195 vende të botës, duke ekzaminuar të dhënat historike në periudhën kohore 1990 – 2017.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco