FOTO/ Ende rrezik rrëshqitjesh në Levan - Tepelenë, punime nën monitorim të pareshtur

FOTO/ Ende rrezik rrëshqitjesh në Levan - Tepelenë, punime nën monitorim të pareshtur

12:31, 26/11/2018
A+ Aa A-

Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi se me kompanitë kontraktore po vazhdojnë ndërhyrjen në terren për eliminimin e rrëshqitjes së ndodhur në aksin Levan-Tepelenë, në afërsi të Poçemit.

Po punohet me intensitet mjaft të lartë për përfundimin e Bypass-it në një kohë sa më të shkurtër në mënyrë që të mundësojë rikthimin e qarkullimit normal të automjeteve, kjo në funksion edhe të kushteve atmosferike. Vijohet që zona të mbahet nën monitorim, duke qenë se vatra e rrëshqitjes është ende aktive, për të shmangur rrezikshmërinë.

Kalimi i mjeteve vazhdon të kryhet përmes rrugës së vjetër të Ballshit, ndërsa Autoriteti Rrugor Shqiptar do të informojë në momentin që do të jetë i aksesueshëm Bypass-i për ta rikthyer lëvizjen nga rruga Levan-Tepelenë.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco