Banorët në Tale të Lezhës në protestë, mifaturohen për energjinë, kur ajo i mungon

Banorët në Tale të Lezhës në protestë, mifaturohen për energjinë, kur ajo i mungon

14:48, 25/11/2018
A+ Aa A-

Banorët në Tale të Lezhës protestojnë pasi energjia megjithëse mungon herë pas here, ju mbifaturohet. Ata thonë gjithashtu se nuk ka as elektricist që të merret me defektet që shkaktohen nga një rrjet krejtësisht i amortizuar.

Shqetësimet e tyre lidhur me situatën e energjisë ata i bënë prezent për mediat, ndërkohë që përballë interesimit të medieve Operatori i Shpërndarjes së energjisë elektrike në Lezhë u justifikua se nuk mund të fliste për situatën dhe se kjo është kompetence e Drejtorisë së Përgjithshme.

Nga ana tjetër, banorët kanë nënshkruar edhe një peticion me shqetësimet e tyre dhe nevojën e ndërhyrjeve që do t’i dërgohet Ministrisë së Energjetikës. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ardit25/11/2018 17:48

Mbifaturime jo vetem ne Lezhe por ne gjithe Shqiperine. Ardian Cela penalizon kedo qe jep informacion . OSHEE mbushur me militant te Rilindjes jo profesionist dhe te korruptuar si vet Cela.

Shto koment

Denonco