Skandal i ministrisë së Shëndetësisë, pengon mjekët për të emigruar në Gjermani

Skandal i ministrisë së Shëndetësisë, pengon mjekët për të emigruar në Gjermani

20:45, 21/11/2018
A+ Aa A-

Ministria e Shëndetësisë dhe Urdhri i Mjekut ndalon mjekët që duan të shkojnë në Gjermani. Një kontratë pune, bëhet shkak që mjekët të mos shkojnë më drejt Gjermanisë.

Urdhri i Mjekut ka vendosur të mos lëshojë certifikatën për sjelljen e mirë për të gjithë ata që janë në marrëdhënie pune. Një dokument i tillë më parë lëshohej pa e pasur si kusht kontratën, por duket se kjo mënyrë është menduar si zgjidhje për të ndaluar hemorragjinë e mjekëve jashtë vendit.

Certifikata e sjelljes së mirë është ndër dokumentet kryesore që i nevojitet mjekëve për të shkuar në Gjermani apo në vende të tjera për punësim.

Më herët Ministria e Shëndetësisë njoftoi se do të merren masa në përmirësimin e kushteve për mjekët, duke përmendur edhe rritjen e pagave, por jo penalizimeve. Ky kusht për mosdhënien e dokumentit kryesor për largimin dhe punësimin e mjekëve jashtë vendit, duket se do të mbajë peng shumë prej atyre që kanë planifikuar apo nisur procedurat për largim.

Ndërkohë, referuar të dhënave më të fundit, nga 240 mjekë që janë diplomuar këtë vit, mbi 100 prej tyre kanë synimin e punësimit jashtë vendit.

Çdo vit nga Shqipëria largohen rreth 150 mjekë, ndërsa në Gjermani, vitet e fundit janë punësuar 520 mjekë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco