Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Kostoja  e pastrimit, 41 euro për familje në vit

Kostoja e pastrimit, 41 euro për familje në vit

07:55, 21/11/2018
A+ Aa A-

Kosto vjetore e trajtimit të mbetjeve për 1 banorë llogaritet në 1329 lekë në vit  ose 10.4 euro sipas një metodologjie tashmë të miratuar nga Këshilli Konsultativ i pushtetit vendor me herët këtë vit.

Metodologjia që përcakton koston e trajtimit të mbetjeve u hartua këtë vit dhe është referencë për të njësitë e pushtetit vendor kur ata të miratojnë tarifat e pastrimit.

Sipas kësaj metodologjie një familje me 4 anëtarë duhet të paguajë gjatë një vit një tarifë të përafërt me koston që përllogaritet 5316 lekë në vit, por ndërkohë tarifat specifike do të miratohen nga Këshillat Bashkiake. Aktualisht bashkia e Tiranës më e madhja në vend aplikon tarifë për pastrimin 5000 lekë në vit për familje.

Në koston vjetore prej 1329 lekë për banorë, 478 lekë i zënë shpenzimet për grumbullimin, 495 lekën janë shpenzimet për depozitimin, 196 lekë janë shpenzimet për transportin  dhe 160 lekë llogaritet amortizimi.

Kostot ndryshojnë nga njëra njësi në tjetrën në varësi të numrit të popullsisë dhe terrenit gjeografik dhe sasisë totale të mbetjeve të gjeneruara,shkruan Monitor.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco