Përkeqësohet moti/ Ja çdo ndodhë sot pasdite e nesër

Përkeqësohet moti/ Ja çdo ndodhë sot pasdite e nesër

13:30, 20/11/2018
A+ Aa A-

Përkeqësohet situata e motit në vend.

I shoqëruar me erë, reshjet intensive të shiu kanë ndikuar në punën e portit të Durrësit.

Forca e detit, e cila arrin deri në 6 ballë, ka sjellë vonesa prej dy orësh në mbërritjen e trageteve.

Ndërkaq Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për pasditen e sotme dhe nesër.

Reshjet e shiut

Sot pasdite dhe deri në orët e para të ditës së nesërme priten reshje intensive, deri lokalisht shumë intensive në qarqet Vlorë, Gjirokastër, Shkodër dhe Kukës, siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark.

Në zona të kufizuara të qarqeve, reshjet do të jenë në formë shtrëngatë, më të mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre).

Mundësi për përmbytje të lokalizuara nga përrenjtë dhe lumenjtë e vegjël ose në zona urbane, kryesisht përgjatë fundit të ditës së sotme dhe pjesës së parë të ditës së nesërme në qarqet Vlorë, Gjirokastër dhe Elbasan.

Mundësi për rrëshqitje të tokës në qarqet Vlorë, Gjirokastër, Elbasan dhe Berat.

Image

Temperaturat

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 13 / 16 °C

në vendet e ulëta: 12 / 17 °C

në vendet malore: 7 / 12 °C

Era

Sot pasdite era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, për momente të shkurtra deri e fortë. Ndërsa nesër era pritet të fryjë e lehtë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco