Moti i keq godet rrjetin elektrik në Shqipëri, ja zonat më të prekura

Moti i keq godet rrjetin elektrik në Shqipëri, ja zonat më të prekura

10:38, 20/11/2018
A+ Aa A-

Ashpërsimi i motit ditët e fundit ka pasur ndikimet e para negative, në rrjetin elektrik në disa zona të vendit, Sipas njoftimit të OSHEE, rrjeti elektrik i shpërndarjes ka pësuar defekte të shumta këto ditë si pasojë e motit të keq me reshje bore dhe erë të fortë, duke shkaktuar mungesë energjie për banorët në zona të ndryshme.

Sipas OSHEE, zona më e prekur nga moti i keq ka qenë ajo e Korçës ku janë konstatuar përcjellës të këputur të linjës 35 kV, thyerje izolatorësh, dëmtime kabllosh etj.

“Si pasojë e terrenit malor, brigadat e punonjësve të OSHEE e kanë pasur të pamundur të ndërhyjnë në zonat e thella. Me ndalimin e reshjeve dhe pastrimin e rrugëve nga borëpastrueset, ka rinisur sot herët puna në terren”, thuhet në njoftimin e OSHEE-së.

Në informacionin më të fundit të shpërndarë për mediat rreth orës 10:00 thuhet se  është normalizuar situata e furnizimit me energji në zonën e Dardhës, Voskopojës, Fushë-Maliq, Podgorie, Sheqeras, Bitinckë, Komuna Qendër.

Gjithashtu energji ka marrë dogana Kapshticë si dhe është vendosur në punë linja 35 kV Maliq-Lozhan që kishte përcjellës 35 kV të këputur. Është normalizuar furnizimi me energji i nënstacionit Lozhan dhe kanë marrë energji komuna Moglicë dhe Hecet (Strelca, Verba).

Ndërkohë, aktualisht janë pa energji elektrike disa fshatra, më konkretisht: Stravaj, Mjeshovë, Cakran, Kumë, Lekbibaj, Fajza, Kacinar, Luf, Vithkuq, Trebinjë, Miras, Progër, Velçan, Lozhan, Voskop, Liqenas, Hocisht, Ploçisht, Drenovë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco