Gjysma e Tiranës në terr, ja arsyeja

Gjysma e Tiranës në terr, ja arsyeja

22:25, 18/11/2018
A+ Aa A-

Disa lagje të Tiranës kanë mbetur pa energji elektrike mbrëmjen e sotme, si pasojë e një defekti në nënstacionin e Kasharit.

OSHEE njofton se puonjësit e saj janë në terren dhe po punojnë për riparimin defektit.

Ja njoftimi i OSHEE:

Ka pesuar defekt fideri 16, qe lidhet me Nst Kashar, dhe furnizon fushen e ish-Misto Mame, deri ne kufi me Spitalin Amerikan 3 dhe KMY.

Pas disa manovrimeve u realizua lidhja e ketij fideri me defekt me fiderin 17, duke sjelle rikthimin e energjise elektrike, por qe nuk zgjati shume, pasi linja ra serish.

Aktualisht fideri 17 mori energji, i cili mbulon pjesen nga KMY deri te Astiri.

Problem eshte fideri 16, per te cilin po punohet intensivisht, duke manovruar me kabina.

Duhet theksuar se vonesa per riparimin ne kohe te fiderit vjen edhe per shkak se pjesa derrmuese e kabinave jane private dhe ne gjendje jo te mire pasi pronaret qe i posedojne nuk i mirembajne.

Gjithsesi, brigada e OSHEE eshte ne terren dhe parashikohet normalizim i situates brenda ores.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco