Italiania bëhet nënë në moshën 62-vjeçare falë ‘zemërgjerësisë’ së  Shqipërisë

Italiania bëhet nënë në moshën 62-vjeçare falë ‘zemërgjerësisë’ së Shqipërisë

19:12, 15/11/2018
A+ Aa A-

Një grua 62-vjeçare solli mëngjesin e sotëm në jetë në jetë një fëmijë në spitalin Giovanni në Romë. Vajza e porsalindur peshkon 3 kg e 200 gramë dhe nënë e bijë gëzojnë shëndet të plotë.

Nëna që punon si inferemiere nuk është e martuar dhe nuk ka partner. Pas disa lidhjeve të dështuara, ajo vendosi që të realizojë fekondimin në një klinikë private në Shqipëri.

Ajo 'adoptoi' embrionet e një çifti, i cili ishte nënshtruar më parë procedurave të tilla.

Mediat italiane raportojnë se  62-vjecarja iu drejtuar Shqipërisë sepse në Itali është e ndaluar kjo praktikë, përfshirë faktin se ka kaluar limitin e moshës.

Ajo zbuloi në një  intervistën për "Messangero", se donte të bënte fëmijë me çdo kusht, edhe pse nuk e kishte gjetur partnerin e duhur.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco