Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH)dhe Policia e Qarkullimit Rrugor njoftojnë në një deklaratë të përbashkët për kujdes, përgjatë Urës së Vorës sepse do të fillojnë punimet. I njëjti njoftim, bën të ditur edhe përfundimin e punimeve të rehabilitimit në segmentin e bllokuar prej kohësh Vorë – Rinas – Fushë Krujë.
Njoftimi i plotë
Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor informojnë median dhe opinionin publik se ne vijim te njoftimeve te mëparshme lidhur me rehabilitimin e segmentit Vorë – Fushë Krujë, sot në datë 15 Nëntor 2018 ora 19:00 përfundojë punimet asfaltike në segmentin rrugor Vorë – Kthesa e Rinasit – Fushe Kruje.
Nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Policisë së Qarkullimit Rrugor është hartuar një plan operacional i ndërhyrjes dhe devijimit të trafikut për të shmangur bllokimin e qarkullimit dhe garantuar mbarëvajtjen e punës në terren. 1. Trafiku do të devijohet në per të gjitha mjetet në rrugën paralele (Vorë – ish fabrika tullave) mbas karburant Kastratit në drejtimin Rinas dhe Fushë Krujë.
Punonjësit e autoritetit Rrugor Shqiptar, Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe firmave të mirëmbajtjes do të jenë në terren për mbarëvajtjen e ndërhyrjes dhe orientimin e trafikut. Ju kërkohet drejtuesve të mjeteve që të respektojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor, sinjalistikën provizore të vendosur në segmentet ku do të punohet dhe udhëzimet e policisë.
© SYRI.net