Rënie drastike e temperaturave! Ja kur parashikohet të bjerë borë

Rënie drastike e temperaturave! Ja kur parashikohet të bjerë borë

16:50, 13/11/2018
A+ Aa A-

Këtë javë pritet të kemi rënie drastike të temperaturave. Meteorologët parashikojnë që në fundjavë të kemi një ulje të ndjeshme të temperaturave ku temperaturat e ulëta pritet të shkojnë në -6 gradë celsius në zonat malore.

Sipas Meteoalb, ditët më të ftohta të kësaj jave do të jenë e premtja dhe e shtuna. Kurse ditën e diel priten reshje të dobëta shiu dhe dëborë në zonat malore të vendit.

Temperaturat e ajrit sërish do të pësojnë rënie në orët e mëngjesit dhe të mesditës, duke bërë që minimumi të ulet deri në -6 grade °C në zonat malore dhe maksimalja të arrijë deri në 18 °C në zonat e ulëta dhe bregdetare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco