Dëmtohet rruga elektorale e Belshit e përuruar 4 vjet më parë

Dëmtohet rruga elektorale e Belshit e përuruar 4 vjet më parë

16:59, 10/11/2018
A+ Aa A-

Rrugë në hyrje të qytetit të Belshit ka kushtuar 290 milionë lekë (të vjetra). Ajo është vetëm 1 kilometër e gjatë dhe investimi u krye nga Bashkia e Belshit në vitin 2013.

Ky investim zgjati më pak se 4 vjet, pa pritur as fushatën e radhës. Kjo rrugë tashmë është shkatërruar ndërsa 290 milionë lekë të taksapaguesve shqiptarë shkuan dëm.

Ajo është bërë pengesë, jo vetëm për drejtuesit e mjeteve, por edhe për banesat dhe bizneset aty pranë.

Kjo rrugë është edhe impakti i parë me të cilin përballen vizitorët në një kohë kur Belshi pretendohet të kthehet në destinacion turistik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco