Avokati amerikan sqaron rastet e komplikuara të bashkimeve familjare në SHBA

Avokati amerikan sqaron rastet e komplikuara të bashkimeve familjare në SHBA

09:49, 10/11/2018
A+ Aa A-

Avokati amerikan Kieran Both iu është përgjigjur pyetjeve të qytetarëve shqiptarë lidhur me rastet e kur komplikohet bashkimi familjar në SHBA. Një lexues i rubrikës i shkruan

Vëllai im e mori green card-ën pasi nëna aplikoi për të. Ajo ishte rezidente permanente  dhe aplikoi në kategorinë e fëmijëve të pamartuar. Ai ishte i martuar atë kohë, por e fshehu këtë fakt nga emigracioni. Im vëlla e mori green card-ën në 2011. Tani vëllai kërkon të bëhet shtetas amerikan. Ai foli me një avokat i cili i tha që do të ketë probleme po qe se aplikon për shtetësinë amerikane. Çfarë mund të bëjë ?

DS, Astoria, Nju Jork

Avokati i ka dhënë një këshillë të mirë. Kur dikush emigron si djalë apo vajzë e pamartuar e rezidentit permanent, ai/ajo duhet të jetë i/e  pamartuar kur prindi aplikon për të deri sa të bëhet me green card. Dhe kjo zakonisht kur ai hyn në SHBA  si emigrant për herë të parë, ose kur USCIS aprovon aplikimin (Form I-485) dhe merr green card-ën në SHBA. Bazuar në informacionin që ju na jepni, vëllai juaj e ka marrë statusin përmes mashtrimit. Nëqoftëse ai aplikon për shtetësinë amerikane(natyralizim) dhe emigracioni e zbulon mashtrimin ai e humbet statusin vihet në proces deportimi.

Letër tjetër :

Unë kam green card dhe dua të sjell këtu vajzën time, 30 vjeç, me vizë emigranti që kështu të marë green card. Ajo është e divorcuar dhe jeton vetëm. E di që kjo do të merrte gjatë. Dua t’i jap asaj një mundësi të bashkohet me mua me t’u rritur i biri. Por ka një problem këtu, se ajo ka aplikuar tre herë dhe është refuzuar sepse nuk kualifikohej.  Nuk i është dhënë arsyeja se përse. Unë mendoj se arsyeja është se ajo e ka fshehur faktin  që unë, i jati , ndodhem në SHBA. A do jetë në gjendje ta marrë vizën e emigrantit? Anonim.

Pyetja juaj është e rëndësishme pasi përfshinçështje  me të cilat përballen mjaft individë kur përpiqen të marrin vizën e vizitorit. Nëse vajza juaj nuk ka treguar në aplikimin (Form DS-160) se ju, babai i saj, ndodheni në Amerikë kjo është bërë shkak për t’i refuzuar  vizën e vizitorit.  Disa nga ata që punojnë në agjencitë  e udhëtimit janë njerëz të paskrupullit i udhëzojnë aplikantët që të gënjejnë  në plotësimin e  e formularit DS-160. Përfaqsuesi i konsullatës duhet të konkludojë nëse aplikanti ka për qëllim të qëndrojë në SHBA edhe pse kërkesa është për vizitë.

Nëqoftëse një person i ka prindërit në SHBA përfaqsuesi konsullor mund të konkludojë që ai do të qëndrojë atje edhe pas skadimit të vizës. Kur aplikantët për viza mbështeten në këto lloj agjensish rrezikojnë që në të ardhmen t’u refuzohet çdo vizë. Ndonjëherë personi as nuk e kupton se përse i është refuzuar viza.

Kur një aplikanti për  bashkim familjar (Form I-130) i aprovohet kërkesa dhe data për vizën e emigrantit ka ardhur Qëndra Kombetare e Vizave i kërkon aplikantit si edhe njeriut të tij emigrant  të plotësojnë formularin DS-260. Ky formular kërkon informacion mbi familjen e  që pret emigrantin , mbi  vendin e rezidencës e tyre. Konsullata  ballafaqon  infon  në këtë formular me ndonjë  aplikim të mëparshëm dhe zbulon që të dhënat të jenë reale, dmth të vërteta ose jo. Nëse krijohet bindja që personi ka mashtruar në dokumenta ai konsiderohet i papranushëm në SHBA. Nqoftëse vajza juaj konsiderohet e papranushme në Amerikë ajo duhet të mbushë formularin Form I-601, duke aplikuar për  “waiver” mbi bazën e papranushmërisë në SHBA.  Ajo duhet të provojë para emigracionit se në qoftëse se ajo refuzohet, anëtari i familjes që është shtetas amerikan do të vuajë në mënyrë extreme nga mungesa e saj. Kjo kërkesë (waiver) është e vështirë të fitohet pasi kërkon një sërë dokumentash për të krijuar bindje. Ne do të zgjerohemi më shumë në këtë temë në artiujt e mëvonshëm të rubrikës sonë “Çështje të Emigracionit”. Konsulta me një avokat me pervojë të emigracionit do të ndihmonte shumë.

Letër tjetër:

Kushërira ime, është shtetase amerikane, lindur në SHBA. Ajo tani jeton në Shqipëri me të shoqin shtetas shqiptar. Ata gjithashtu kanë një fëmijë të lindur atje. Si mund ta sjellë familjen e saj në SHBA? DL, Morristown, New Jersey.

Përgjigje:Kushërira juaj duhet të të aplikojë për të shoqin që të marrë vizën e emigrantit. Meqënëse ndodhet në Shqipëri ajo duhet ta bëjë kërkesën atje. Fëmija e saj ndërkohë mund të jetë shtetas amerikan. Përfaqsuesi i konsullatës mund t’i thotë asaj që fëmija e ka  fituar shtetësinë amerikane që më lindjen e tij. Megjithatë edhe për  fëmijën  duhet  bërë një kërkesë. Për të marrë vizë emigranti burri i kushërirës suaj duhet që të provojë se ai ka për qëllim të banojë në Amerikë. Evidenca mund të jetë një ofertë pune ose plane për të blerë një shtëpi apo rregjistrimi në një shkollë në Amerikë. Formularët që duhen mbushur janë njëlloj, po ata që që mbushen për të sjellë dikë nga jashtë SHBA  formulari Form I-130(Petition for Alien Relative. Kushërira jote duhet gjithashtu të provojë se bashkëshorti i saj nuk do të bëhet barrë publike. Nëse nuk keni të holla të bollshme, mund t’i kërkoni një miku/ apo mikeshe  të afërt të behet sponsor për të. Çdo rast është  unik. Ne do të vazhdojmë t’i zhvillojmë këto tema në  rubrikën tonë, shkruan gazeta Illyria.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco