Tymi nuk ndalet në Porto Romano, banorët  paralajmërojnë: Do përshkallëzojmë protestat

Tymi nuk ndalet në Porto Romano, banorët paralajmërojnë: Do përshkallëzojmë protestat

21:07, 06/11/2018
A+ Aa A-

Disa ditë nga protesta studentore kundër ndotjes mjedisore në Porto Romano, situata mbetet e njëjtë. Mbetjet urbane vazhdojnë të depozitohen dhe digjen në vendgrumbullimin e tyre në Porto Romano, ndërsa tymi toksik që qëndron pezull mbi zonë i ndihmuar dhe nga era përhapet mbi lagjet e afërta të banuara, korpusin universitar dhe më tej në qytetin e Durrësit. Banorët janë të detyruar të bashkëjetojnë me të deri në zgjidhjen e problemit.

Ata shprehen se do të përshkallëzojnë protestën e tyre me veprime konkrete deri në bllokim rruge, pasi jo vetëm shëndetin, por ndotja mjedisore ka marrë dhe merr jetë njerëzore.

Banorët ankohen edhe për veprimtarinë e disa subjekteve të tjera që sipas tyre nuk përdorin teknologjinë më të fundit për të shmangur ndotjet, po e dëmtojnë dhe më tej atë.

Pas protestës studentore, kryebashkiaku i Durrësit me një reagim në rrjetin social “Facebook” bëri të ditur se janë ndërmarrë hapa për të zgjidhur situatën pas shpalljes së emergjencës mjedisore, po pa dhënë afat konkret se kur do të ndërpresë funksionimin ky vendgrumbullim që është jashtë çdo standardi për depozitimin dhe trajtimin e mbetjeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco