Edhe në Fier nxënësit dalin në protestë

Edhe në Fier nxënësit dalin në protestë

16:52, 05/11/2018
A+ Aa A-

Fëmijëve të Mujallisë dhe të Grecallisë në Fier iu duhet të hipin çdo mëngjes në urbane publike. Pesë kilometra larg ndodhet shkolla e re në fshatin Daullas, pasi shkolla në fshatrat e tyre u mbyllën. Drejtoria e Arsimit ka marrë vendimin që nxënësit të shkojnë me autobusin e linjës së udhëtarëve. Për prindërit  kjo gjë është e padrejtë pasi ata u duhet të qëndrojnë edhe shumë kohë mbas mbarimit të mësimit për të pritur autobusin e linjës.

“Fillorja mbaron më shpejt. Rrinë 2 orë presin autobusin”.

“Fëmijët tanë transportohen me një autobus publik që ka 23 vende dhe kapaciteti që hipin fëmijët janë 70-80”.

“Fëmijët tanë hipin në autobus si shalqinj”.

“Janë rreth 22 fëmijë që hipin në një transport publik pa asnjë lloj kushti, pa asnjë lloj përkujdesje nga mësuesit”.

Banorët  protestuan dhe kërkuan një mjet në dispozicion për t’i  çuar në shkollë dhe për t’i marrë. Prindërit thonë se nëse nuk gjejnë zgjidhje do detyrohen të largojnë fëmijët e tyre nga mësimi.

Një burim nga Drejtoria e Arsimit i tha se kjo çështje po shqyrtohet dhe shumë shpejt do të dilet me një vendim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco