Një mijë naftëtarë të Ballshit rrezikojnë të mbeten pa punë

Një mijë naftëtarë të Ballshit rrezikojnë të mbeten pa punë

18:40, 03/11/2018
A+ Aa A-

“Tosk Energy”, kompania e cila ka vënë në punë rafinerinë e naftës nw Ballsh, mund ta mbyllë atë, pasi  rezulton me 12 milionë dollarë humbje në 6 muaj, si pasojë e mungesës së lëndës së parë. Pwr pasojw, rreth një mijë punonjës të kësaj rafineris rrezikojnë sërish të mbeten pa punë.

Përfaqësuesit e saj bëjnë përgjegjëse kompaninë Bankers Petrolium se nuk u siguron sasinë e nevojshme të naftës bruto, siç përcaktohet në kontratën që ata kanë nënshkruar 6 muaj më parë.

Firma “Tosk Energy”, e cila ka lidhur një kontratë qiraje me pronarin e kompanisë “Byllis Energji” dhe që sot menaxhon uzinën e Ballshit ka ofruar edhe garanci financiare në vlerën e 25 milionë dollarë për Bankers Petrolium, për një furnizim prej 50 mijë ton naftë bruto.

Pretendimit të Bankers, se “Tosk Energy” nuk i është përmbajtur  marrëveshjes, “Tosk Energy” thotë se firma i ka përmbushur kërkesat, megjithatë janë të gatshëm për takime.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco