FOTO/ Kruja shndërrohet në ‘kazan plehrash’ të Fushë Krujës por edhe Tiranës

FOTO/ Kruja shndërrohet në ‘kazan plehrash’ të Fushë Krujës por edhe Tiranës

20:19, 02/11/2018
A+ Aa A-

Pirgje të mëdha mbetjesh ndodhen jo shumë larg aksit kryesor, për në qytetin e Krujës, të fshehura pas një kodrine, me qëllim shmangien nga syri i ndokujt, por që për banorët e fshatrave përreth, dhe shtëllungat e tymit, janë të pashmangshme.

Pranë depozitimit të mbeturinave gjejmë dy njerëz hallexhinj, por që dhe ata tregojnë se plehrat e Fushë Krujës, madje dhe nga rrethinat e Tiranës hidhen pikërisht këtu, ndaj dhe këta përpiqen të sigurojnë ndonjë material.

Ndërsa banorët e lagjes pranë pirgut të mbetjeve tregojnë tmerrin që përjetojnë çdo ditë. Djegia e mbeturinave shpërndahet përreth, duke shkaktuar ndotje të konsiderueshme, madje dhe ndonjë rrezik sëmundjeje.

Jeta e këtyre banorëve është bërë e vështirë, ndërsa banorët përjetojnë ndotjen e djegieve të mbeturinave.

Qyteti i Krujës konsiderohet ndër zonat e preferuara turistike, falë dhe muzeut Kombëtar, gjithashtu dhe parkut Kombëtar të Qaf Shtamës e cila preferohet nga vizitorë vendas dhe të huaj, por ja që dhe përballen më këtë panoramë aspak të hijshme.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco