Nënat ‘fëmijë’ sjellin në jetë foshnje, ja sa raste në 10 muaj në Korçë

Nënat ‘fëmijë’ sjellin në jetë foshnje, ja sa raste në 10 muaj në Korçë

16:31, 02/11/2018
A+ Aa A-

Një fenomen shqetësues në qarkun e Korçës mbetet lindjet nga të ashtuquajturat nënat "fëmijë".

Në këta 10 muaj të vitit 2018, 13 vajza u bënë nëna pa mbushur ende moshën 18 vjeçe. Kjo shifër zë 2% të totalit të lindjeve në këtë qark.

Të dhënat tregojnë një rënie në krahasim me një vit më parë, ndërsa theksohet se nuk ka asnjë lindje nga vajza 14 vjeçare.

"Në moshën nën 14-vjeçare vihet re një rënie e përqindjes së lindjes në këto mosha të vogla, janë 2%. Në moshën 14-vjeçare nuk ka lindje. Në moshën 15-vjeçare është vetëm një rast, 16-vjeçare janë tre dhe 17-vjeçare janë 9 raste. Pra 13 raste në total", shprehet Mishel Papakozmai.

Rreth 90 % e nënave në moshë të vogël kanë kryer lindje natyrale ndërsa vetëm 10 % i kanë sjellë në jetë fëmijët me operacion.

"Lindjet në mosha të vogla vetëm 10% kanë qenë me operacion, përqindja tjetër ka qenë me lindje normale. Është fakt pozitiv", shton Mishel Papakozmai.

Lidhur me rastet e lindjeve të femrave që u përkasin moshave 18 dhe 19 vjeç, duke krahasuar vitin e kaluar me 2018 nuk ka pasur ndryshim të numrit, ku në të dyja vitet janë shënuar 5% të rasteve.

Përkatësisht 50 raste të vitit 2017, si edhe 322 raste deri në shtator të vitit 2018.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco