Studimet e shtrenjta varfërojnë shqiptarët

Studimet e shtrenjta varfërojnë shqiptarët

18:57, 01/11/2018
A+ Aa A-

Sipas studimit të publikuar nga Lëvizja për Universitetin kosto për një student shkon mesatarisht në 2.4 milionë lekë për pesë vite, teksa të ardhurat mujore të një familjeje shkojnë në 73 mijë lekë.

Nisur nga këto të dhëna, familjet shqiptare renditen ndër të fundit sa u përket të ardhurave për frymë, por pavarësisht kësaj nuk kursehen kur bëhet fjalë për tu siguruar fëmijëve shkollën e lartë.

Kostoja e studimeve llogaritet në 17 % e të ardhurave të një familje, rreth 4 milionë lekë (të vjetra).

Gjatë një takimi të zhvilluar në Fakultetin e Shkencave Sociale, studentët ngritën shqetësimin e tarifave të pa përballueshme duke kërkuar nga universitetet reduktim të tyre.

Shqipëria rezulton një nga vendet me tarifat më të larta në Evropë. Ndërsa në shtete të be kosto është shumë herë më e ulët krahasuar me të ardhurat. Madje dhe mbështetja me bursa është më e lartë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco