Zbulohet varri misterioz, ndërpriten punimet për rrugën në Gjirokastër

Zbulohet varri misterioz, ndërpriten punimet për rrugën në Gjirokastër

17:27, 01/11/2018
A+ Aa A-

Punimet për sistemimin e rrugës në Kodrën e Shtufit në Gjirokastër, e shembur nga reshjet, kanë zbuluar një varr të madh. Drejtuesit e institucioneve vendore nuk e dinë se kujt i përket ky varr, ndërkohë nuk ekziston asnjë e dhënë shkresore.

Mbi varr është shënuar viti 1933.

Bashkia do të bëjë zhvarrim sipas ligjit dhe nëse ka eshtra ato do të dërgohen në varrezat publike të qytetit.

“Ky varr dihej, ishte i identifikuar që gjendej këtu te ky pozicion, po për ne është i paidentifikuar për faktin se nuk ka dokument se kujt i përket”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco