Zyrtarizohet vendimi, ja llojet e makinave që nuk do të lejohen të qarkullojnë në Shqipëri

Zyrtarizohet vendimi, ja llojet e makinave që nuk do të lejohen të qarkullojnë në Shqipëri

17:09, 01/11/2018
A+ Aa A-

Nga 1 janari në doganat shqiptare nuk do të kryhet asnjë procedurë zhdoganimi për automjetet e importuara, që i përkasin një moshe më të vjetër se 10 vjet.

Zyrtarizimi i këtij vendimi për këtë kategori mjetesh, i hap rrugën standardit të motorëve të lejuar, Euro 5 për autoveturat e reja dhe Euro 4 për ato të përdorura.

“Në zbatim të këtij vendimi, mjetet e reja do të jenë Euro 5, sipas standardit të BE dhe në nivelin e shkarkimit në mjedis. Makinat e përdorura është vendosur që të mos jenë më shumë se 10 vjet nga viti i prodhimit e qarkullimit të tyre, ose Euro 4”,saktësoi Pëllumb Abeshi, drejtor i Përgjithshëm i Politikave të Mjedisit MTM.

Ndryshe nga çfarë ishte paralajmëruar qeveria ka shtyrë me tre muaj regjistrimin e mjeteve që janë importuar para datës 31 dhjetor të këtij viti, duke e shtuar me tre muaj afatin e kryerjes së procedurave të targimit.

“Deri në mars 2018, të gjithë poseduesit që do importojnë, apo që i kanë, por s’i kanë regjistruar duhet të kryejnë veprime për regjistrimin e tyre në Drejtorinë e Qarkullimit Rrugor”, sqaron Abeshi.

Vendimi parashikon një hapësirë për mjetet me interes historik dhe koleksionimi, të cilat do të lejohen të importohen nëse janë prodhim i para viteve 70. Për automjetet e targuara nuk ka kufizim moshe për të qarkulluar në rrugët e Shqipërisë dhe as nuk ndalohet shitja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Sirius02/11/2018 05:57

Ca lesh standartesh BE thoni. Ne diktaturen e albanistanit kjo behet qe te rrjepin koncesionaret e lidhur me politiken kriminiale. Ne BE mund te importosh cdo makine, qofte ajo edhe 40 vjecare. Ju q...sha ate vend. Zhdukeni more ate hale shtet se qelbi ballkanin. Pastaj thine pse djegin flamurin Greket. Ai vend duhet djegur i gjithi. O ju sh...erdhefsha Shqiperine para e mbrapa.

Shto koment

Denonco