Alarmi, ja sa për qind e mjekëve do të braktisnin Shqipërinë nëse do tu jepej mundësia

Alarmi, ja sa për qind e mjekëve do të braktisnin Shqipërinë nëse do tu jepej mundësia

16:24, 31/10/2018
A+ Aa A-

Shoqata “Together for life”, jep alarmin për numrin e mjekëve që janë të gatshëm të braktisin Shqipërinë, në mundësinë më të afërt. Rreth 78% e mjekëve do të largoheshin nga Shqipëria nëse do të kishin mundësi, bën të ditur kjo shoqatë.

Sipas studimit të saj rezulton se Gjermania mbetet shteti më i preferuar. Ndërkohë, 521 prej bluzave të bardha kanë lënë vendin, duke u angazhuar në spitalet e Gjermanisë. Sipas “Together for life”, më se një e treta e mjekëve shqiptarë mendojnë që të ushtrojnë profesionin e tyre në një nga vendet e Bashkimit Europian.

Migrimi i mjekëve është një fenomen ndërkombëtar, por në Shqipëri largimi i specialistëve ka shkaktuar mungesa të theksuara në sistem, pasojat e të cilëve i vuajnë pacientët.

Në studimin e publikuar nga shoqata “Together for life” bëhet e ditur se shifrat u përkasin vetëm mjekëve të licencuar, duke përjashtuar këtu infermierët që janë në një numër edhe më të madh.

Konstatohet po ashtu se 40 për qind e mjekëve me gradë shkencore e konsiderojnë të rëndësishëm emigrimin.

“Na rezulton që 54% e mjekëve që punojnë në spitalet universitare janë gati të largohen menjëherë. 30% e mjekëve që punojnë në spitalet private janë gati të largohen dhe 35% e mjekëve që punojnë në qendrat e specialiteteve janë gati të largohen menjëherë”, zbulon disa shifra të tjera Arlinda Gjupi, përfaqësuese e “Together for life”.

Shkaqet që nxisin largimin mbeten po të njëjtat, nga ato profesionale e përfundojnë tek arsyet ekonomike.

“Problemi është çfarë mund të bëjë Shqipëria dhe pse ka filluar ky fenomen? Nuk mendoj që në radhë të parë janë shkaqet financiare siç ju ka dalë juve. Presioni nga familjarët, njollosja e emrit të mjekut”, sqaron Arben Gjata, Rektor i Universitetit të Mjekësisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco