Mziu takon Ambasadorin japonez: Kamza e favorshme për investime sepse ka forcë pune....

Mziu takon Ambasadorin japonez: Kamza e favorshme për investime sepse ka forcë pune....

13:11, 31/10/2018
A+ Aa A-

Kryebashkiaku i Kamzës Xhelal Mziu priti në një takim ambasadorin japonez në Shqipri, Makoto Ito.

Gjatë bisedës u fol për bashkëpunimin në të ardhmen, për interesimin e kompanive japoneze për të shtrirë aktivitetin e tyre në Shqipëri, por veçanërisht në qytetin e Kamzës. Ambasadori japonez,  tha se “Jam këtu për një takim kortezie, pasi jam ambasadori i parë japonez rezident në Shqipëri, meqenëse kemi hapur një ambasadë në Shqipëri dhe një në Maqedoni.

Ne nuk kemi investime direkte të Japonisë në Shqipëri, për shkak të taksave. Ka pasur vetëm një kompani, por edhe ajo ka ikur”, - shpreh ambasadori  Ito, duke shtuar se “Po mundohem të ftoj disa biznese japoneze. Vendndodhja juaj është mjaft e favorshme, si dhe ka forcë pune. Në qoftë se kompanitë japoneze do të vijnë në Shqipëri, edhe Kamza do të jetë pjesë e shtrirjes së aktivitetit të tyre. Paraprakisht jam duke ftuar disa kompani japoneze, të cilat janë të interesuara”, - tha ambasadori japonez.

Ndërkaq, kryebashkiaku Mziu tha se ndihej i privilegjuar për vizitën e ambasadorit të një vend mik të Shqipërisë dhe Kosovës. Ai bëri një rezyme gjatë së cilës prezantoi zhvillimin e qytetit të Kamzës ndër vite. “Jam kryetari i Bashkisë më të re në vend; këtë vit festuam 22-vjetorin e saj. Para viteve `90 Kamza ishte një zonë bujqësore; për shkak të ndryshimeve politike pati lëvizje të lirë të qytetarëve nga zona të ndryshme të vendit. Dikur kishte 10 mijë banorë, tani ka mbi 160 mijë banorë. Pozicioni gjeografik i Kamzës është mjaft i favorshëm ka bërë që të popullohet kaq shumë. Është një qytet që ka përjetuar vështirësi për t’u bërë qytet dhe kishte nevojë për infrastrukturë”, - tha ndër të tjera Mziu.

Gjithashtu do të kërkoja, tha kreu i bashksië, bashkëpunimin për të pasur biznese japoneze në Kamëz, pasi kemi një klimë të favorshme fiskale, si dhe një krah pune të një popullsie me mesatare 4 vjet më të re se e gjithë Shqipëria”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco