Moti merr kthesën: sot e nesër shira në të gjithë vendin, borë në male Mali i Velës, Lezhë. Tetor 2018

Moti merr kthesën: sot e nesër shira në të gjithë vendin, borë në male

13:14, 21/10/2018
A+ Aa A-

Instituti i Gjeoshkencave njoftoi se sot pasdite dhe nesër priten reshje të dobëta në të gjithë qarqet. Të hënën reshjet priten të intensifikohen dhe do të arrijnë deri mesatare në qarkun e Vlorës, ndërsa në qarqet Durrës, Fier dhe Gjirokastër do të arrijnë lokalisht mesatare

Në veri të vendit, mbi 1500 m priten reshje të pakta dëbore.

Të hënën, temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 14 / 22 °C

në vendet e ulëta: 13 / 22 °C

në vendet malore: 6 / 14 °C

Sot pasdite dhe nesër era do të fryjë mesatare, ndërsa në bregdet deri e fortë gjatë pasditeve.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco