FOTO/ Lamtumirë diell, nisin ditët e shiut dhe të ftohtit

FOTO/ Lamtumirë diell, nisin ditët e shiut dhe të ftohtit

10:09, 20/10/2018
A+ Aa A-

Edhe pse jemi në muajin Tetor temperaturat kanë qenë të larta dhe reshjet e shiut kanë qenë pothuajse shumë të rralla.

Ka pasur edhe nga ata që në këto ditë Tetori nuk i kanë kursyer vetes edhe ndonjë ditë plazh.

Por nga sot dhe në vazhdim temperaturat do të ndryshojnë dhe ditët me diell do ja u lenë vendin reshjeve të shiut.

Sipas Meteoalb e shtuna vijon me kthjellime dhe vranësira kalimtare, më të shpeshta në zonat Lindore ku priten shira të dobët dhe të izoluar.

E diela shton vranësirat në pjesën më të madhe të vendit si dhe shirat në zonat malore. Fillim-java sjell shira thuajse në gjithë vendin, me të konsiderueshme në Jug.

Temperaturat ulen mesditën e së dielës, por rënie më të ndjeshme sjell e hëna si dhe e marta duke ulur maksimumin nga 28 gradë C të shtunën në 21 – 22 gradë C në fillim të javës tjetër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco