Moti i çuditshëm, ja çfarë do të ndodhë ditën e sotme

Moti i çuditshëm, ja çfarë do të ndodhë ditën e sotme

08:14, 20/10/2018
A+ Aa A-

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash të lehta mbeten dominante deri në mesditë.

Vranësirat do të dendësohen në zonat malore, kryesisht veriore.

Parashikohet që pasditja dhe mbrëmja të vijojë me kthjellime dhe vranësira deri në orët e vona të natës, kur pritet zhvillim i tyre duke gjeneruar shira në veri-verilindje.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie në të dy vlerat ekstremale të ditës, më e ndjeshme veri-qendër duke u luhatur nga 6-27°C.

Era do fryjë kryesisht mesatare, deri e fortë në mbrëmje në zonat Veriore me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Veriperëndimor.

Ndërkohë në det vijon dallgëzimi do të jetë 4 ballë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco