Serbia paralajmëron vendosjen e vizave për shqiptarët

Serbia paralajmëron vendosjen e vizave për shqiptarët

09:10, 11/10/2018
A+ Aa A-

Serbia mund të rikthejë regjimin e vizave për Shqipërinë. Lajmi është bërë me dije nga ministri serb i Punëve të Brendshme, Nebojsha Stefanovic.

“Ky hap po merret pasi, për fat të keq, një numër qytetarësh nga Shqipëria e kanë keqpërdorur levizjen pa viza”, ka thënë ministri për mediat në Serbi.

Stefanoviç nuk ka treguar detaje se si është bërë ky keqpërdorim. Ndërsa disa media serbe kanë raportuar se kjo masë po zbatohet pas refuzimit të hapur të Tiranës zyrtare për investimet serbe, siç ishte rasti me Telekomin Serb, që ishte pjesë e kompanive të interesuara për të blerë Telekom Albania.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco