'Erasmus' në Spanjë, Universiteti i Tiranës: Ja ku aplikohet për bursat 800 euro në muaj

'Erasmus' në Spanjë, Universiteti i Tiranës: Ja ku aplikohet për bursat 800 euro në muaj

07:37, 23/09/2018
A+ Aa A-

Hapet thirrja për aplikime për bursa për studentët e Universitetit të Tiranës, në kuadër të Programit Erasmus +, në Universitetin Valladolid, Spanjë. Në kuadër të Programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët, për semestrin e dytë të vitit akademik 2018-2019, në Universitetin Valladolid, Spanjë. Llojet e mobilitetit /kohëzgjatja:

Shkëmbimin e studentëve / 1 semestër.

Bursat përfshijnë:

Kompensimin mujor për studentët (800 Euro në muaj);

Kostot e udhëtimit mbulohen nga Universiteti Valladolid (1 biletë vajtje-ardhje me destinacion universitet dërgues – universitet pritës)

Afati për aplikim: 19 Tetor 2018. I gjithë procesi i aplikimit kryhet online.

Për dokumentat e aplikimit lutemi t'i referoheni guidës së aplikantit në këtë link: https://www5.uva.es/…/…/Sellado_ApplicantsGuide_2nd_Call.pdf

Për të aplikuar klikoni në këtë link: https://www5.uva.es/uvamobplus/publico/inicio

Për t’u njohur me fushat e studimit referohuni linkut: https://www5.uva.es/uvamobplus/publico/courses

Për më shumë informacion mbi mënyrën e aplikimit klikoni linkun: https://www5.uva.es/uvamobplus/files/How_to_apply_EN.pdf

*Learning Agreement sipas modelit të Universitetit të Valladolid, i cili ndodhet në brendësi të aplikimit, duhet të firmoset në fillim nga Koordinatori në nivel fakulteti dhe më pas nga Koordinatori Institucional Erasmus+ Z. Skendaj.

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në Sektorin për Marrëdhëniet me Jashtë në adresën: iro@unitir.edu.al. I gjithë procesi i aplikimit kryhet online." njofton UT.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco