FOTO/ Nis rikonstruksioni i rrugëve në Shengjin

FOTO/ Nis rikonstruksioni i rrugëve në Shengjin

20:06, 22/09/2018
A+ Aa A-

Pasi kaloi sezonin veror dhe rruga që përshkon qendrën e qytetit turistik të Shëngjinit u identifikua si një problem, ka ardhur edhe ndërhyrja. Kërkesa e vazhdueshme e Bashkisë së Lezhës, e cila e kishte renditur këtë segment si një ndër prioritetet kryesore, ka gjetur mbështetjen e Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

Pavarësisht se aksi superstradë - porti Shëngjin është në inventarin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, një projekt i detajuar u hartua nga Bashkia e Lezhës dhe u dorëzua tek FSHZH për financim duke sjellë për pasojë edhe ndërhyrjen. Pas eliminimit të rrezikut nga rënia e gurëve në zonën e Knallës, tashmë edhe segmenti që përshkon qendrën e qytetit të Shëngjinit po i nënshtrohet rikonstruksionit.

Projekti i Bashkisë Lezhë është drejt përfundimit. Investimi po kryhet me shpejtësi pasi në zonën ka ende lëvizje dhe pushues që nuk i janë ndarë ende bregdetit të Shengjinit. Kjo ndërhyrje mendohet se do të zgjidhë një problematikë të madhe për një qender turistike si ajo e Shengjinit.

Segmenti i amortizuar i rrugës nga porti deri tek lapidari që përshkon krejt zonën e banuar është asfaltuar dhe rehabilituar i gjithi, por kjo është vetëm faza e parë. Projekti i plotë parashikonte krahas aslfaltimit edhe vendosjen e ndriçuesve dhe rikonstruksionin e trotuareve. Për Bashkinë e Lezhës mbetet e rendësishme zbatimi i plotë i projektit e për këtë nënkryetarja e bashkisë, Alfrida Marku, thotë se do të kërkojnë financimin edhe të fazës së dytë të projektit.

"Ky investim (rruga e Shengjinit) së bashku me rrugën e Torovicës janë dy projektet më të rëndësishme infrastrukturorë që ka projektuar dhe janë kërkuar nga Bashkia e Lezhës dhe që me kërkesen tonë të përsëritur kjo po po financohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe se përfundimi i saj do të jap impakt pozitiv në lëvizjen e pushuesve dhe turistëve por edhe përmirsimin e kushteve për banorët që e këtij qyteti. Ne do të vazhdojmë të këmbëngulim për financimin edhe të rrugës së Torovicës dhe dua të theksoj se kryemininistri i premtoi publikisht kryetarit të bashkisë për këto projekte. Ne do insistojmë në realizimin e këtyre projekteve të rëndësishme për Lezhën megjithëse këto dy segmente rrugore nuk janë në inventarin e pronave të bashkisë.

Brenda javës që vjen do të nisë edhe rikonstruksioni i rrugës hyrëse drejt qendrës së Shengjinit, investim që mendohet se do të lehtësojë levizjen drejt kësaj zone turistike.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco