FOTO/ Shikoni sa e lartë është ndotja e ajrit në Tiranë

FOTO/ Shikoni sa e lartë është ndotja e ajrit në Tiranë

09:17, 22/09/2018
A+ Aa A-

Është përllogaritur se çdo vit për shkak të ajrit të ndotur në Europë humbin jetën në mënyrë të parakohshme rreth 400 mijë individë, sipas një artikulli të publikuar nga Forumi Ekonomik Botëror.

Sipas hartës që tregon nivelin e ndotjes së ajrin nëpërmjet matjes së nivelit të grimcave PM 2.5 dhe konvertimin e tyre në sasi cigaresh të konsumuara, Shqipëria renditet ndër vendet me nivelin më të lartë të ndotjes (shiko hartën më poshtë).

Sipas ngjyrosjes së hartës, Shqipëria i përket zonave me ndotje të lartë, e cila nëse do të konvertohej në cigare të konsumuara janë afërisht 7 (thuajse gjysmë pakete e konsumuar në ditë).

I gjithë Ballkani Perëndimor ka një nivel të lartë të ndotjes së ajrit.

Ndotja është e përqendruar kryesisht në Europën Qendrore dhe Juglindore, Ndërsa Europë Perëndimore dhe Veriore ka një nivel më të ulët të ndotjes së ajrit.

Organizata Botërore e Shëndetit përllogarit se në të gjithë botën çdo vit humbasin jetën në mënyrë të parakohshme rreth 2 milionë njerëz.

Image

Përveç humbjes së jetëve në mënyrë të parakohshme, qindra miliarda euro përllogariten se janë kostot për trajtimin e sëmundjeve që janë të shkaktuara nga ndotja e ajrit.

Janusz Wojciechoëski, drejtuesi kryesor i auditimit, i tha gazetës The Guardian se gjetjet ishin të papranueshme:

‘Ne kemi një krizë të shëndetit publik në Europë për shkak të ndotjes së ajrit’. Ai shtoi se ka pasur më shumë se 1,000 vdekje të parakohshme çdo ditë në të gjithë BE-në: ‘Më shumë se 1% të totalit të vdekjeve të përditshme në BE. Kjo është 10 herë më e lartë se numri i aksidenteve me pasojë vdekjen me makinë. ‘

Wojciechoëski gjithashtu i tha The Guardian se BE shpenzon 3.4 miliardë euro për lëndë djegëse, pothuajse dyfishi i 1.8 miliardë eurove të shpenzuara për të luftuar ndotjen e ajrit.

‘Ndotja e ajrit duhet të trajtohet si prioritet nga BE,’ shtoi ai. ‘Ne shpresojmë që në periudhën e ardhshme të jetë një prioritet.’

/Monitor.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

gramoz22/09/2018 15:05

Ne emisionin opinion te Fevziut, kryeqelbesira e pyet gazetarin Rakipllari, Tirana ishte me e bukur atehere apo tashi? Gazetari i kapur pak i pa pregatitur i pergjigjet qe ti ke here edhe gjera te mira qe ne fakt eshte normale, si ti kesh bere 1000 te zeza qytetit ku ke lindur do besh edhe dy gjera te mira, por une ne vend te gazetarit do ti pergjigjesha kryepleres me pyetjen, ajri Tiranes ishte me i ndotur dikur apo tashi, Tirana ishte me e gjelberuar dikur apo tashi, Tirana kishte me shume fusha sporti apo tashi, Tirana kishte me shume kinema dkur apo tashi ne mbreterine tende o ordiner! Per ta mbyllur do ti thoja ketij bastardi, kur Tirana eshte me e mire tashi sipas teje o pervers, pse zotrote ke zgjedhur surrelin per te jetuar? Dhe shume te tjere nga rraca juaj e felliqur e hajdutve ordinere i jan sulur berzhites, petreles, dajtit etj... Pse valle kur Tirana eshte kaq e mire dhe e bukur per te jetuar? Tiranen e shemtove dhe e masakrove ti dhe vetem ti o psikopat dhe maskara delirant.

Shto koment

Denonco