Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ 'Divorci' Meta - Kryemadhi

Ja sa familje u përjashtuan nga ndihma ekonomike këtë 6-mujor

Ja sa familje u përjashtuan nga ndihma ekonomike këtë 6-mujor

16:30, 21/09/2018
A+ Aa A-

Rreth 29 mijë familje në të gjithë vendin këtë vit u përjashtuan nga skema e ndihmës ekonomike. Nga rreth 81 mijë e 900 famije që përfitonin këtë pageë gjashtë mujorin e parë të vitit  2017 sipas Institutit të Statistikave këtë gjashtë mujor ndihmën e përfituan rreth 52 mijë e 700 familje.

Në Bashkinë e Kamzës shumë prej familjeve ankohen për vendim të padrejtë. Ndërkohë që arsyja kryesore është mos plotësimi i pikëve.

Mimoza Gegaj, banore e Kamzës, është përjashtuar nga skema e ndihmës ekonomike. Në zyrën e punës, ajo figuron si një nga personat që ka refuzuar të punësohet ndonëse Zyrës së Ndihmës Ekonomike në bashki i ka provuar të kundërtën. Për këtë arsye gjashtë muajt në vijim drejtori Astrit Vata na shpjegon se Mimoza nuk mund të riaplikojë për t’u përfshirë në skemë.

“Prandaj kam ardhur. Do ta skanoj dhe do ia nis Shërbimit Social shtetëror që të aplikojë. Si ligja e ka gjashtë muaj nuk bën aplikimin”, shprehet  drejtor i Zyrës Ekonomike në Bashkinë Kamëz, Astrit Vata.

Në Bashkinë e Kamzës nga muaji Shkurt deri në muajin Qershor kjo pagesë iu është refuzuar 3013 familjeve.

Arsyet?

Drejtori: Nuk janë regjistruar në Zyrat e Punësimit janë 818 familje, janë 253 që nuk kanë bërë deklaratën mujore, nuk marrin pikët e mjaftueshme 1635 familje. Të gjithë këta që nuk marrin pikë të mjaftueshme janë refuzuar në mënyrë të padrejtë.

Sipas të dhënave të fundit të Institutit të Statistikave me reformën e ndihmës ekonomike në të gjithë vendin janë përjashtuar nga skema 29 mijë familje.

Nga rreth 81 mijë e 900 famije që përfitonin këtë pagesë 6-mujorin e parë të vitit 2017 këtë 6-mujor ndihmën e përfituan rreth 52 mijë e 700 familje.

Po sa përfitojnë këto familje?

Drejtori: Merr 18 mijë lekë kryefamiljari, 12 mijë lekë gruaj dhe 9 mijë lekë marrin pjesëtarët e tjerë të familjes. Në qoftë se janë tre veta i shkon 36 mijë lekë të vjetra. Mesatarja i bie 40 mijë lekë”, u shpreh drejtori i Zyrës Ekonomike në Bashkinë Kamëz

Megjithëkëtë pagesa mujore e ndihmës ekonomike është 35 për qind më e ulët se kufiri ndërkombëtar i minimumit jetik. Aktualisht përllogaritet 2 dollarë në ditë ose rreth 8 mijë lekë në muaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco