Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Shqipëria “vend nderi”për numrin e vdekjeve foshnjore, ja sa ndodhin për 1 mijë lindje

Shqipëria “vend nderi”për numrin e vdekjeve foshnjore, ja sa ndodhin për 1 mijë lindje

16:25, 20/09/2018
A+ Aa A-

Shqipëria mban vendin e dytë në Ballkan për humbjet e jetëve të fëmijëve nën pesë vjeç.  Vdekshmëria foshnjore vitin  e shkuar sipas përllogaritjeve të Bankës Botërore rezulton në 8.8 vdekje për 1 mijë lindje.

Më problematike në këtë drejtim paraqitet Maqedonia me 13. 7 vdekje për 1 mije lindje, ndërsa më mirë paraqitet Mali i Zi me 3.5 humbje jetësh për 1 mijë bebe.

Megjithëkëtë Banka Botërore vëren se në dekadat e fundit vdekshmëria tek fëmijët dhe adoleshentët është reduktuar.

Mes viteve 1990 dhe 2017, niveli i humbjeve të jetëve te fëmijët nën pesë vjeç u ul me 58 % nga 93 vdekje për 1,000 lindje të gjalla në 39 vdekje për 1,000 lindje të gjalla.

Shanset për mbijetesë varen shumë se ku lindin fëmijët, ndërsa muaji i parë i jetës konsiderohet periudha më e rrezikshme.

Banka Botërore vë në dukje se shumica e bebeve humbin jetën për shkaqe të parandalueshme ndërkohë që për të minimizuar fenomenin sugjeron qasje universale në shërbime shëndetësore cilësore dhe të përballueshme nga të gjithë veçanërisht gjatë kohës së lindjes dhe gjatë viteve të hershme. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco