Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Edhe `Ibrahim Rrugova` në Kosovë me pagesë, por shumë herë më lirë se `Rruga e Kombit`

Edhe `Ibrahim Rrugova` në Kosovë me pagesë, por shumë herë më lirë se `Rruga e Kombit`

09:39, 18/09/2018
A+ Aa A-

Pas vendosjes se taksës për qarkullim në "Rrugën e Kombit” nga Qeveria e Shqipërisë edhe Qeveria e Kosovës po përgatitet që qarkullimi në autostrada e vendit të bëhet me pagesë.

Bëhet fjalë për autostradën “Ibrahim Rugova” që lidh Kosovën më Shqipërinë, ndërtimi i së cilës ka përfunduar në vitin 2013 dhe autostradën "Arbën Xhaferi”, që lidh Prishtinën me Shkupin dhe pritet të përfundojë në fund të këtij viti.

Rexhep Kadriu, zëvendësministër i Infrastrukturës në Qeverinë e Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë, se nga viti ardhshëm do fillojë studimi i fizibilitetit për këtë çështje. Por, Kadriu premton se taksa rrugore do jetë e përballueshme për qytetarët e Kosovës.

“Në vitin 2019 do të hyjmë në procesin e studimit të fizibilitetit dhe do të presim një vit ose dy që të përgatitemi, të marrim opinione, debatet me qytetarë, me organizatat joqeveritare dhe të vendosim një taksë. Por, që taksa e Kosovës do të jetë shumë herë më e ulët sesa ajo e 'Autostradës së Kombit'”, thotë Kadriu.

Tirana zyrtare që nga e hëna ka vendosur taksën rrugore për të gjithë ata që udhëtojnë në “Rrugën e Kombit” në pjesën e Shqipërisë, nga 5 deri në 22.5 euro, varësisht nga pesha e automjetit./REL

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco