Bllokohet segmenti nga Preza deri në kthesën e Rinasit, devijohet trafiku

Bllokohet segmenti nga Preza deri në kthesën e Rinasit, devijohet trafiku

07:53, 18/09/2018
A+ Aa A-

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor njoftuan se duke filluar nga sot, data 18 shtator 2018 do të fillojnë punimet e rehabilitimit edhe në segmentin nga kthesa e Prezës deri në kthesen Rinas, në aksin rrugor Vorë-Fushë Krujë. Për këtë arsye, ky segment rrugor do të jetë i bllokuar për trafikun në një gjatësi prej 3,340 ml.

Mjetet që udhëtojnë nga veriu në segmentin Shkodër-Milot-Fushë Krujë në drejtim të Tiranës dhe Durrësit duhet të vazhdojnë udhëtimin në drejtim të Kamzës në kryqëzimin e Fushë-Krujës.

Automjetet e vogla mund të kthehen për në Rinas dhe Ahmetaq në drejtimin Fushë Krujë Rinas.

Dogana e Tiranës është e aksesueshme për të gjitha llojet e mjeteve nga ana e Vorës.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco